Dy aksidente automobilistike u regjistruan në të njëjtën orë në Kukës, por fatmirësisht vetëm dëme materiale. Makinat dolën nga rruga. Njëri aksident ndodhi në afërsi të tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit, ndërsa tjetri në afërsi të urës mbi lumin Drinin e Zi në hyrje të qytetit të Kukësit.
Sipas policisë, ngjarjet kanë ardhur si shkak i humbjes së kontrollit nga drejtuesit. Në kohën e aksidenteve verilindja ishte e përfshirë nga reshje të dendura të shiut e për pasojë, humbja e kontrollit, sipas policisë mund të ketë ardhur pikërisht nga prania e lagështisë në rrugë. Policia e Kukësit u bën apel drejtuesve për më tepër kujdes e kufizim të shpejtësisë në situata të tilla me reshje./abcnews.al