Reshjet e shiut në Librazhd, në rrezik 13 shtëpi

schedule12:17 - 4 Mars, 2018

schedule 12:17 - 4 Mars, 2018

Reshjet më të fundit të shiut të shoqeruara me stuhi në zonën e Librazhdit kanë shkaktuar shumë probleme. Por më shqetesuese, situata duket në brendësi të qytetit.

I kujtojnë si orë tmerri dhe katastrofe. Stuhi e frikshme me reshje të forta. Përroi vërshoi drejt e në shtëpitë e tyre. Janë banorët në lagjen periferike të Librazhdit, ose e njohur ndryshe lagja e ish-Detashmentit të Ushtrisë.
Orenditë janë shkatërruar të gjitha. Mundi i këtyre njerëzve shkoi dëm në pak minuta. Balta u ka hyrë ngado dhe as e kanë idenë më të vogël se Çdo të bëjnë.
Zjarrfikëset dhe policia u shkoi në ndihmë për t’u shpëtuar jetën. Ashtu dolën të gjithë gjallë nga ajo ngjarje e rëndë moti. Por shumë shpezë e bagëti ngordhën.
Ndërkohë, fadromat e Bashkisë po punojnë për të përmirësuar situatën. Në këtë pjesë të Librazhdit do duhet kohë që banorët të marrin veten nga ajo natë mes stuhisë, që nuk e kishin parë më parë.
Përveç dëmtimeve në banesa për shkak të reshjeve ka patur edhe ngordhje të shpendëve, kurse në disa lagje mungon uji i pijshëm. Ndërkohë në zonat malore të Librazhdit për shkak të borës, 125 familje te fshatrave Neshtë, Rinas, Ballgjin, Stëblevë dhe Qarishtë vazhdojnë të jenë të bllokuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!