Reshjet e shiut, liqeni i Fierzës drejt arritjes së kuotës maksimale

schedule10:48 - 3 Shkurt, 2021

schedule 10:48 - 3 Shkurt, 2021

Me pak se katër metra i kanë mbetur Liqenit të Fierzës për të mbërritur në kuotën maksimale prej 296 metra mbi nivelin e detit.

Abcneëw.al mëson se pas reshjeve të fundit prurjet kanë shënuar rreth 1600 metër kub ujë në sekondë. Prurjet e shumta dhe rritja e kuotës kanë sjellë më vete tonelata mbetjesh plastike e lëndë drusore duke mbuluar sipërfaqen e liqenit në pjesën më të madhe të tij.

Mes mbeturinave që pluskojnë në sipërfaqe me vështirësi  dallohen edhe varkat e peshkatarëve që përpiqen të çlirojnë rrjetat e mbushura me mbetje. Problemi i ndotjes, është i mbartur prej vitesh. Pjesa më e madhe e mbetjeve vijnë nga Drini i Bardhë që përshkon pese qytete të të Kosovës, por edhe përmes Drinit të Zi që vjen nga Maqedonia e Veriut.

Jo vetëm pushteti vendor dhe organizata të shumta mjedisore e kane ngritur shqetësimin por edhe iniciativa ndërshtetërore me ministritë e mjedisit të tre shteteve kufitare, ende nuk është gjetur një zgjidhje për minimizimin e mbetjeve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!