Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet “fryjnë” Vjosën: Lumi del nga shtrati, rrezikohen disa fshatra

schedule12:10 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 12:10 - 23 Dhjetor, 2019

Prurjet e shumta pas reshjeve të dy ditëve të fundit kanë nxjerrë lumin Vjosa nga shtrati pranë pazarit të vjetër në urën e Mifolit. Situata  është nën monitorim ndërsa niveli i lumit është në kuotën 6.34 metra.

Me këtë nivel nuk ka rrezik për përmbytje të fshatrave ndërsa pritet të shihen prurjet në vijim të lumit Vjosa edhe nga Greqia. Sipas shtabit të emergjencave në Vlorë mësohet se niveli duhet të shkojë mbi 8 metra për të rrezikuar fshatrat.

Ndërkohë për shkak të motit të keq ka patur dalje të detit në afërsi të fshatit Delisuf, por jo përmbytje të tokave. Shtabi i emergjencave po ndjek nga afër situatën e lumit Vjosë, me qëllim marrjen e masave nëse do të ketë përkeqësim të situatës gjatë orëve në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!