Reshjet e shiut kanë nisur të shkaktojnë probleme në zonën e Beratit. Në rrugën Berat-Çorovodë gjatë ditës në vende të ndryshme kanë rënë gurë. Për këtë arsye, lëvizja e mjeteve është vështirësuar edhe pse ekipet e emergjencave kanë dalë në terren. Sipas Prefektit të Beratit, dy janë zonat që konsiderohen problematike. Lagjia “Dafinat” në Urën-Vajgurore ku banesat jane në shtratin e lumit Osum si dhe ajo e Postobllokut në Kuçovë. Banorët janë lajmëruar dhe shumë prej tyre janë larguar nga zona e rrezikut. Prefekti ka thënë se në terren kanë dalë edhe ekipet e ushtrisë dhe situta është në kontroll./abcnews.al
https://youtu.be/ihMiGDRRecE