Liqeni është kthyer në kushtet normale në një sezon dimri.
Po ashtu edhe Lumi Buna paraqitet pothuajse në të njëjtën situatë.
Gazetari i “ABC” Simon Shkreli raportoi se kuotat në liqenin e Vaut të Dejës dhe Komanit aktualisht janë normale, ndërsa niveli i liqenit të Fierzës ende janë jashtë kuotës normale.
Shihet një nivel i rritur i lumenjve që furnizojnë liqenin e Shkodrës, por gjithashtu edhe burimet nëntokësore kanë ndikuar në furnizimin e këtij liqeni.
/abcnews.al/