Reshjet e dendura të borës: Bllokohen disa fshatra të Skraparit, mungon edhe energjia elektrike

schedule18:55 - 1 Shkurt, 2022

schedule 18:55 - 1 Shkurt, 2022

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë disa pjesë të vendit ditën e sotme. Mësohet se si pasojë e borës janë bllokuar fshatrat e Skraparit. Bëhet fjalë për fshatrat Gjerbës, Qafë Dëvri, Leshnje, Gërdec dhe Zaloshnje kurse 6 fshatra të tjerë në Skrapar e Poliçan kanë mbetur pa energji elektrike prej disa orësh.

Reshjet e pandërprera të dëborës, që vijojnë të bien që prej natës së djeshme kanë bllokuar disa fshatra malore në rrethin e Skraparit. Sipas informacioneve të marra bëhet e ditur se në disa zona rreth Tomorrit trashësia e dëborës ka arritur në 25-30 cm.

Edhe pse raportohet se të gjitha akset nacionale të qarkut të Beratit janë të hapura dhe me qarkullim të pandërprerë,5 fshatra rreth Tomorrit janë të izoluara nga dëbora që prej mëngjesit të sotëm.

Fshatrat: Gjerbës,Qafë Dëvri,Leshnje,Gërdec dhe Zaloshnje janë të izoluar nga dëbora, ndërkohë që fshatrat: Potom, Gjerbës, Leshnje e Tomorr në bashkinë Skrapar dhe fshatrat: Tomorricë e Karakanjoz në bashkinë Poliçan janë pa energji elektrike prej disa orësh.

Burimet zyrtare nga OSHEE Berat konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në të gjitha zonat ku ka probleme me ndërprerjen e energjisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!