Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet e borës zbardhin Librazhdin, policia rrugore apel drejtuesve të mjeteve

schedule21:25 - 14 Janar, 2021

schedule 21:25 - 14 Janar, 2021

Reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Librazhdit. Sipas gazetarit Aldo Kozarja i gjithë aksin rrugor deri në Qafë-Thanë është zbardhur pas reshjeve të borës.

Drejtori i qarkullimit në Policinë e Elbasanit Kreshnik Skendaj tha për ABC se situata është nën monitorim. Ai ka rekomanduar drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë gjatë qarkullimit.

Aktualisht tre borë pastruese kanë nisur punën për pastrimin e segmenteve rrugorë që shfaqin problematika.

Nga reshjet e dëborës janë përfshirë edhe zonat malore në Elbasan, njësia Labinot Mal zonat e Funarit si dhe disa zona në rrethin e Gramshit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!