Problemet si pasojë e reshjeve të dëborës në Maqedoni sa vijnë e thellohen. Më serioze situata paraqitet në zonat malore, ku qarkullimi është shumë i vështirë dhe ku trashësia e dëborës ka arritur në dhjetëra centimetra. Institucionet duken të pafuqishme përballë kësaj vale të ftohti.
E gjithë Maqedonia është kapluar nga reshjet e dendura të borës, që ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, por edhe ka ndezuar alarmin tek institucionet kompetente. Një situatë e vështirë paraqitet në fshatrat malore, ku reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin.
“Ne hasim vështirësi çdo natë megjithëse sot kanë nisur ta pastrojnë borën”.
Kompetentët thonë se po ndërmarrin masat e nevojshme për evitimin e bllokimit të rrugëve, por pranojnë se reshjet e dendura, vështirësojnë mirëmbajtjen e rrugëve.
Gajur Kadriu: “Gjendja në gjithë segmentet rrugore të vendit është e rënduar për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve intensive të dëborës. Nuk ka ndalesa për komunikacion në tërë territorin e vendit, flasim këtu për rrugët shtetërore”.
Për shkak të reshjeve intensive tashmë janë vendosur ndalesa nëpër disa akse rrugore, kurse autoritetet kanë rekomanduar edhe shfrytëzimin e pajisjeve dimërore nëpër disa rrugë malore./abcnews.al