Reshjet e borës në Korçë, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

schedule08:40 - 15 Janar, 2021

schedule 08:40 - 15 Janar, 2021

Reshjet e borës që kanë prekur dy ditët e fundit juglindjen e vendit kanë sjellë probleme në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Mësohet se, probleme janë krijuar në fidrin që furnizon fshatrat Dishnicë, Barç, në fidrin e Cangojnit, Bilishti dhe dy fidrat e Maliqit dhe fidrine  pogradecit që furnizon bregun e liqenit.

Grupet e punës po punojnë për riparimin e defekteve. s.b/abcnews.al/