Reshjet dëmtuan më shumë rrugën Elbasan-Tiranë

schedule13:53 - 18 Janar, 2018

schedule 13:53 - 18 Janar, 2018

Rruga Elbasan -Tiranë vazhdon të jetë e pasigurtë. Reshjet më të fundit rrezikojnë shkarje të tjera nga shpati i malit ndaj aksi po monitorohet me ekipe të policisë dhe me punonjës të mirëmbajtjes.

Nga dita kur një shkëmb masiv ra në rrugë, prej gjashtë javësh, qarkullimi për rreth 1 km po monitorohet nga ekipe me punonjës të mirëmbajtjes dhe të policisë rrugore.

Por inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar besojne se do të ketë rrëshqitje të shumta. Kjo do të rrezikojnë dhe jetën e qytetarëve.

Në këtë vend qëndrojnë vazhdimisht automjete dhe kryhen ndërhyrje emergjente për të mbajtur hapur aksin.

Por masa e madhe e shkëmbit vazhdon të mbetet në rrugë deri në miratimin e fondeve për fillimin e punimeve.

Autoriteti kombëtar i Rrugëve, ka përgatitur preventivin, i cili do t’i dorëzohet Bankës Botërore që është dhe institucioni ndërkombëtar që financon për mirëmbajtjen e rruges

Shirat kanë shkaktuar rrëshqitje dhe përmbytje në disa rruge si në aksin Librazhd/Përrenjas dhe në rrugë dytësore në Elbasan, Librazhd, Përrenjas dhe Gramsh./abcnews.al

Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!