Reshje shiu në Shkup, lumi Vardar del nga shtrati

schedule12:57 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 12:57 - 1 Dhjetor, 2017

Edhe Maqedonia është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku lumi Vardar në Shkup ka dalë nga shtrati duke përmbytur shëtitoren përballë selisë së qeverisë. Por autoritetet deklarojnë se kanë çdo gjë nën kontroll.

Si pasojë e reshjeve të pa ndërprera të shiut  një pjesë e lumit Vardar në Shkup ka dalë nga shtrati, në pjesën e shëtitores pranë selisë së Qeverisë maqedonse. Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, tha se situata është nën kontroll dhe se janë marrë masat e nevojshme. Ai konfirmoi se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë janë në terren dhe po monitorojnë situatën. Sipas tij situate aktuale është një dëshmi të dëmit që I është bërë kryeqytetit dhe qytetarëve të tij me projektin Shkupi 2014.

Në Shkup, reshjet e shiut kanë nisur që të enjten duke sjellë dhe rritjen e nivelit të ujit të lumit Vardar. Ndërkohë reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe nëpër rrugët e disa lagjeve të kryeqytetit. Në Çair rrugët janë të mbushura me ujë duke vështirësuar dukshëm trafikun e automjeteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!