Reshje dhe rënie temperaturash/ Sinoptikanët: Moti përmirësohet të mërkurën

schedule08:55 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 08:55 - 23 Dhjetor, 2024

I gjithë vendi u përfshi këtë të hënë nga moti i keq me reshje intensive shiu, por intensiteti i tyre në vijim do të bjerë. Megjithatë, sipas sinoptikanëve në zonat malore bora do të jetë prezente.

“Mbi 700 metra nga n veli i detit i gjithë territori do të jetë nën reshjet e borës. Në zonat malore pritet të kemi reshje të dendura deri në 40 cm”.

Temperaturat pritet të ulen ndjeshëm disa gradë nën zero dhe kjo proritet të sjellë problematika me lëvizjen e automjeteve për shkak të ngricave në akset e zonave malore.

“Duke qenë se nga e marta do të kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave si pasojë e masave ajrore nga lindja, duke bërë që temperaturat të zbresin deri ter -6 në qytetet e zonave malore, në akset rrugore ne verilindje dhe juglindja do të kemi problematike”.

Krishtlindjet pritet të jenë të bardha me bore në zonat malore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit motit do të jetë i qëndueshëm, pa reshje shiu. Por si pritet të jenë kushtet atmosferike gjatë ndërrimit të viteve?

“Momentalisht sinjalet që janë që të kemi një mot të qëndrueshëm. Por temperaturat do të jenë shumë të ulëta, -6 gradë në zonat malore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!