Reshje shiu dhe stuhi, disa fshatra të Tropojës mbeten pa energji elektrike, probleme me rrugët në Mirditë

schedule10:31 - 27 Shtator, 2022

schedule 10:31 - 27 Shtator, 2022

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar problemet e para në qarkun e Kukësit. Emergjencat Civile në qarkun e Kukësit kanë dhënë detaje në lidhje me problematikat e krijuara nga moti me reshje të dendura shiu.

Sipas Emergjencave Civile probleme në Tropojë ka në furnizimin e banorëve me energji elektrike. Njësitë administrative Bytyç, fshatrat Pac,Vlad, Zherkë, Berishë, njësia administrative Llugaj, Fshati Luzhë, njësia administrative Tropojë e Vjetër,F shati Shumice, Zona Shipshanit, Fshati Kasaj, Fshati Lugizi dhe Qafë- Morinë nuk furnizohen me energji elektrike. Aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e rrugeve per mbajtjen funksionale të tyre. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme. Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal dhe deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë problematikë emergjente.

Rezervuaret po mbahen nën monitorim me shkarkuesit normal.

Ndërkohë, situata në bashkinë Has sot pas reshjeve të shiut duket e qetë. Rrugët nacionale dhe ato rurale janë te kalueshme pa problem dhe egjithë bashkia Has furnizohet me ujë  të pijshëm dhe energji elektrike normalisht. Edhe ne rezervuare situata është e qetë.

Edhe në Bashkinë Kukës sitata është e qetë dhe deri më tani nuk ka probleme si pasojë e motit, pasi edhe rreshjet e shiut janë me intesitet të ulët.

Ndëkrohë, në Bukmirë të Mirditës reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme. Në aksin që lidh Rrëshenin me këtë zonë ka pasur rrëshqitje dherash dhe rënie gurash, duke penguar lëvizjen e mjeteve të vogla.

Në disa vende rrezikohet edhe izolimi për shkak të rrëshqitjes së rrugës. Në zonë janë dërguar fadromat për hapjen e këtij segmentid dhe emergjencat civile po punojnë për të mbajtur në kontroll situatën. /abcnews.al