Reshje shiu dhe rrufe, parashikimi i motit për fundjavën

schedule16:50 - 9 Shtator, 2022

schedule 16:50 - 9 Shtator, 2022

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë si për ditën e Shtunë (nesër) ashtu dhe për ditën e Diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura.

Gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme (e Shtunë) vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët. Sipas SHMU po ashtu edhe për ditën e Diel në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Për ditën e Diel nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10-12m/s.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!