Reshje dëbore në Pogradec, nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor

schedule19:01 - 6 Prill, 2025

schedule 19:01 - 6 Prill, 2025

Këtë të diel, në qytetin e Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Duket se “plakat e prillit” kanë sjellë një rikthim të shkurtër të dimrit në rajonin juglindor të vendit.

Aktualisht, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin rrugor. Nuk dihet ende nëse ky episod i papritur i dimrit do të ketë ndikim në bujqësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!