Reshje dëbore në Dibër, probleme me ngricat dhe ujin e pijshëm

schedule18:55 - 25 Janar, 2019

schedule 18:55 - 25 Janar, 2019

Gjatë gjithë ditës në Dibër ka patur reshje dëbore, por me intensitet të ulet. Rrugët nacionale janë të gjitha të qarkullueshme.
Qyteti i Peshkopisë vazhdon të furnizohet me 30 minuta ujë në 24 orë, ndërsa pjesa më e madhe nuk ka fare për shkak të ngricës.
Në Bulqizë ka probleme në aksin nacional nga zona e quajtur Pishat deri në Qafën e Buallit. Ngricë ka edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Bulqizës dhe atë të spitalit./abcnews.al