Reshje bore në të gjithë vendin/Bllokohen rrugët e pezullohet mësimi

schedule09:01 - 27 Shkurt, 2018

schedule 09:01 - 27 Shkurt, 2018

Reshjet e borës përfshinë gjithë vendin, natën dhe mëngjesin e sotëm. Shumë rrugë rurale raportohen të bllokuara dhe sipas Ministrisë së Arsimit, prej ditës së djeshme, nuk është zhvilluar mësim në 82 shkolla.

Në segmentin Qafë Thanë kalohet me vështirësi me zinxhirë,  kurse rruga Librazhd-Bulqizë është plotësisht e bllokuar.

Shumë rrugë të tjera rurale në Përrenjas, Gramsh, Elbasan janë të pakalueshme, dhe për këtë shkak në qarkun e Elbasanit në nëntë shkolla procesi mësimor është ndërprerë.  Edhe në Qarkun e Korçës bora i ka bllokuar rrugët rurale, ndërsa në akset kombëtare qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Edhe në verilindje reshjet e borës vashdojnë.

Në tunelin e Kalimashit, trashësia i kalon 60 cm, ndërsa në qytet ka arritur 35 cm.  27 mjete borëpastruese jane të angazhuara për mbajtjen në kontroll të këtij segmenti, i cili paraqet veshtiresi në pjesë të tij. Në këtë qark, të bllokuara janë rrugët që lidhin Kukësin me Shishtavec, Topojan, Arren, Zapod, Kalis, Grykëcaje e Malzi dhe procesi mësimor nuk zhvillohet në rreth 30 shkolla.

Mësim nuk është zhvilluar as në shumë shkolla të Malësisë së Krujës dhe Kurbinit, të bllokuara nga bora. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në disa zona të thella në Lezhë.

Në Qarkun e Dibrës, situata vazhdon e tille prej tri ditësh. Vetëm në qytet, bora ka shkuar 40 cm dhe në zonat e thella një metër. Rrugët rurale janë të gjitha të pakalueshme, por rruga Tiranë-Peshkopi është e kalueshme vetëm me zinxire. Në këtë qark mësimi është ndërprerë në të gjitha shkollat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!