Shkak për gërryerjen e brigjeve të Semanit dyshohet të jetë vendndodhja e këtij plazhi midis grykëderdhjeve të 2 lumenjve.
“Shkaku kryesor është fakti i dy grykëderdhjeve, Vjosa dhe Semani”, thotë një peshkatar.
Banorët e zonës mendojnë që ky fenomen natyror mund të kontrollohet. Pasi në vende të tjera për menaxhimin e fenomeneve të ngjashme ndërtohen bariera betoni me kosto të ulët.
Nëse nuk nisin ndërhyrjet banorët thonë se së shpejti do rrezikohen dhe pompat e hidrovoreve e zona mund të përmbytet me lehtësi.
Plazhi i preferuar i fierakëve po humbet në ujërat e Adriatikut e bashkë me të po zhduken nga harta dunat e Semanit, të cilat kanë statusin e monumentit natyror.
“Para tre muajsh kam vizituar për herë të fundit plazhin dhe vë re se plazhi është afruar shumë nga bregdeti dhe sa vjen edhe më shumë po shkatërron një nga monumente te natyrës që janë dunat e rërës”, thotë një vizitore./abcnews.al