“Requiem” homazh për Tonin Harapin, Krantja: Etje për veprat shqiptare

schedule16:59 - 10 Maj, 2022

schedule 16:59 - 10 Maj, 2022

Nga Leontina Nika

Kori, orkestra dhe solistët nën drejtimin e Dritan Lumshit, janë në provat e koncertit dedikuar Tonin Harapit.

“Requiem”, vepra madhore, e parealizuar në kohën e shtrëngimeve ideologjike. Maestro Ermir Krantja pak ditë më parë është nderuar me dekoraten “Nderi i kombit”, ai ndodhet në Shqipëri dhe po ndjek me shumë vëmendje artistët në skenë.

“Unë kam ardhur spontanisht ,ndodhem në Tiranë, për arsye tjetër për dekoraten, por e kam në mënyrë spontane domosdoshmërinë që të thith ajrin e teatrit. Ndjej nevojëen të jem të marr frymë. është si Anteu, kur prek tokën.”

Sopranoja e parë e operas Eva Golemi ndihet e lumtur që i jep zë veprës së fundit të Harapit.

“Jam e lumtur që po interpretoj ‘Requiem’, vepër që e ka shkruar 6 muaj para se të mbyllte sytë kompozitori i shquar.”

Koncert-maestra dhe pianistja Etrita Ibrahimi vlerëson iniciativen për veprat shqiptare, por ajo mendon se vënia në skenë e këtyre veprave duhet të jetë më e shpeshtë.

Etja për vepra shqiptare ndihet te interpretët dhe ekzekutuesit.

“Jam shumë i lumtur që po bëhet një koncert homazh për Tonin Harapin. Kjo duhet të jetë një tendencë e gjithë artistëve , interpret dhe ekszekutues, sepse jemi ne ndermjetësit me spektatoren.”

Krantja e cilëson Tonin Harapin si mjeshtrin e romancës shqiptare.

Tonin Harapi ka kompozuar thuajse në të gjitha format dhe gjinitë muzikore. Ai dallohet për lirikat vokale dhe miniaturat pianistike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!