Republikanët thirrje Trump: Mos prano rezultatin e zgjedhjeve

schedule09:11 - 9 Nëntor, 2020

schedule 09:11 - 9 Nëntor, 2020

Republikanët i kanë kërkuar Donald Trump të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Këto janë zgjedhje të kontestuara. Media nuk vendos kush do të bëhet president. Nëse do ta bënin, ju nuk do të kishit kurrë një president republikan”, tha senatori republikan për Karolinën e Jugut, Lindsay Graham.

“Presidenti Trump nuk duhet të pranojë rezultatin”, shtoi ai.

Graham tha se kishte “akuza për dështim dhe mashtrim të sistemit”, duke përmendur prova të “gjashtë votave të personave të vdekur në Penslivani”.

Pavarësisht akuzave për parregullsi të çuditshme, nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimet e Trump për mashtrim sistematik në sistemin e votimit në SHBA.

Edhe senatori i Teksasit, Ted Cruz ka pohuar se kishte “mashtrime në numërimin e votave” në shtetet kryesore.

“Ne duhet të lejojmë që procesi ligjor të ecë përpara dhe kur procesi të përfundojë, i cili do të jetë për disa javë, ne do të dimë kush ka fituar zgjedhjet”.

“Por fakti që mediat e New York duan që Donald Trump të humbasë, nuk mund të vendosin rezultatin përfundimtar”.

Joe Biden ka fituar 290 vota elektorale ndërsa Trump 214./abcnews.al