Republika Çeke vendos përfundimisht për fatin e trajnerit Silhavy

schedule23:38 - 18 Tetor, 2023

schedule 23:38 - 18 Tetor, 2023

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Çekisë vendosi në një mbledhje të jashtëzakonshme të martën që trajneri i kombëtares, Silhavy të mos shkarkohet në këtë moment, pavarësisht tensionit që shoqëroi ambientin ku u diskutua çështja e teknikut.

Komiteti Ekzekutiv vendosi një kontratë të re për trajnerin Sylhavi, e cila zgjat deri me 30 nëntor, pra deri pas takimeve të fundit të fushatës eliminatore të Euro 2024 ndaj Polonisë dhe Moldavisë në nëntor, shkruan EurozPravy.

Në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara, Republika Çeke u mund nga Shqipëria me rezultatin 3-0 dhe me Ishujt Faroe fitoi me rezultatin minimal.

Shqipëria kryeson renditrjen e grupit me 13 pikë, e ndjekur nga Republika Çeke me 11 pikë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!