Republika Çeke, tërmeti shkakton një të vdekur dhe disa të plagosur në minierë

schedule09:02 - 13 Janar, 2023

schedule 09:02 - 13 Janar, 2023

Një punëtor ka humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një minierë qymyri në Karvina në Republikën verilindore Çeke pas një tërmeti,  sipas një deklaratë të policisë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një thellësi prej 1100 metrash nga sipërfaqja, pas një lëkundjeje sizmike me qendër në zonën ku ndodhet miniera, ka bërë të ditur përfaqësuesi i shoqërisë minerare shtetërore OKD.

Një punëtor çek ka humbur jetën, ndërsa mes 11 të plagosurve është edhe një polak. Pesë punëtorë janë në gjendje të rëndë, sipas agjencisë çeke të lajmeve CTK.

Qeveria çeke ka pezulluar planet për të hequr gradualisht minierat e qymyrit deri në vitin 2025 për shkak të çmimeve të larta të energjisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!