Republika Çeke regjistron për herë të parë mbi 2,000 të infektuar me Covid-19

schedule10:47 - 17 Shtator, 2020

schedule 10:47 - 17 Shtator, 2020

Republika Çeke ka raportuar të enjten për herë të parë mbi 2,000 persona të infektuar me koronavirus brenda një dite.  Vendi me 10.7 milionë banorë është përballur me rritje të numrit të të infektuarve këtë muaj, shifra që nuk janë parë gjatë valës së parë të shpërthimit të koronavirusit në muajin mars.

Për shkak të kësaj rritjeje, qeveria ka ashpërsuar vendimet, duke përfshirë vendosjen e maskës si dhe ka kufizuar orarin e punës së restoranteve dhe bareve. Autoritetet çeke janë duke synuar që të shmangin izolimin kombëtar që kanë zbatuar në fillim të pandemisë, që ka dëmtuar ekonominë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, ky shtet i Europës Qendrore ka raportuar 41,032 raste me koronavirus. Rreth 22,931 pacientë janë shëruar dhe 482 kanë vdekur.

Sipas të dhënave të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, numri i viktimave gjatë 14 ditëve të fundit në Republikën Çeke ishte ndër 8 më të lartët në Bashkimin Europian në raport me popullsinë. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!