Republika Çeke nënshkruan traktatin e mbrojtjes me SHBA

schedule23:05 - 16 Gusht, 2023

schedule 23:05 - 16 Gusht, 2023

Republika Çeke ka përfunduar ratifikimin e një traktati të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara që thellon bashkëpunimin ushtarak dhe e bën më të lehtë vendosjen e trupave amerikane në territorin çek.

Nënshkrimi i kryeministrit çek Petr Fiala ishte hapi i fundit në procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Mbrojtjes, e cila ishte miratuar nga të dy dhomat e Parlamentit në korrik dhe nga Presidenti Petr Pavel më 1 gusht.

Dokumenti përcakton një kornizë ligjore për vendosjen e mundshme të trupave amerikane në vend në një kohë të agresionit rus kundër Ukrainës.