Reporteri për Shqipërinë në PE: Pse s’u përmend shitblerja e votës në raportin e 2020?

schedule17:00 - 18 Nëntor, 2020

schedule 17:00 - 18 Nëntor, 2020

Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega përmes një postimi në Twitter njofton se i ka dërguar një letër Josep Borrel, i cili është përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme lidhur me fenomenin e shitblerjes së votave në Shqipëri. Lega ngre shqetësimin se përse fenomeni nuk është përmendur në raportin e 2020.

Blerja e votës është një problem serioz Borrel. Sot pyetëm Josep Borrel përse Komisioni Europian nuk kishte përmendur shitblerjen e votës në raportin e 2020. Nisja e hetimeve ndaj të akuzuarve për blerjen e votave është një kusht thelbësor për BE dhe jo vetëm për PPE” shkruan David Lega.

Reporteri për Shqipërinë letrën e ka dërguar së bashku me dy eurodeputetë të tjerë, të cilët, të tre janë pjesë e Partive Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!