Shkodra duhet të ishte qyteti më i pastër po ekologjistët e rendisin atë tek ato të ndoturit. ABC Neës përgatiti një material për të treguar cilat janë zonat më problematike në qytetin verior.
Mirsad Basha nuk preferon të përdorin mjet tjetër në qytetin e tij.
Shqetësimi më i madh i tij është ndotja në brigjet e lumit Buna. Përveç dëmit që I shkaktohet nga ndërtimi i By Passit dhe grumbullimit të mbeturinave të zonës, problem më i madh është derdhja e ujërave të zeza nga kolektori kryesor i qytetit të Shkodrës
Te njejtin shqetesim gjejme edhe ne Bashkinë e Shkodrës. Nënkryetari Dritan Meta thote se duhet ndërtimi i një impianti të përpunimit të ujërave të zeza.
Këtu depozitohen çdo ditë mbeturina. Por nuk shqetësohet kush, thone banoret e zones
Por në territorin e Shkodrës ka zona problematike të cilat nuk mbulohen nga operatori i pastrimit. Përpjekjet institucionale nuk kane munguar.
Ambjentalistet thone se Shkodra duhet te jete në vend të parë sa i përket pastërtisë në vend dhe jo mbeturinat të depozitojnë shtratin e lumenjve.
1600 kazanë të plehrave u vendosen në gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe një sasi prej 100 ton në ditë mbeturina depozitohen në landfillin e Bushatit. Por shtrati i Lumit Kir, Lumi Buna dhe ish-fusha e aviacionit në Grudë të re, përbëjnë hartën e nxehtë të ndotjes në Shkodër./abcnews.al
https://youtu.be/faLK1eFPJJ8