Reportazh/ Sakrificat e udhëtimit me urban, shoferët: Orët më të ngarkuara në mëngjes

schedule19:21 - 31 Mars, 2023

schedule 19:21 - 31 Mars, 2023

Ne Muajin shkurt nje aksident ku u perfshi nje autobus I linjes se unazes coi ne deme te shumta materiale dhe plagosjen e 9 personave. Zyrtarisht shkaku dhe fajtoret nuk jane percaktuar ende por lehtesisht aty mund te vendosej gishti tek shume faktore, trafiku, mosrespektimi i korsise se autobuseve apo rregullave te qarkullimit nga shoferet. Autobuset e linjave me fluskin me te madh ne Tirane, perballen cdo dite me situate te rrezikshme.  Abc pa per dy dite me radhe ndoqi diten e zakonshme te udhetareve dhe shofereve ne linjen kinostudio kombinat ku veshtiresit jane te pranishme gjate te gjithe kohes.

“Une si shofer kam 40 vjet, me kete firme 3 vjet. Shume pune e veshtire. Vetem trafiku ne na streson jashte mase. Ke te besh me njerez jo me mallra. Ora me e ngarkuar e dites eshte 7.3- deri ne 9. Pjesa me e ngarkuar eshte kjo Xhabafti qe I themi ne deri tek pallati me shigjeta. Dalja e shkollave dhe ne 3.30-4. Eshte dhe pjesa tek selvia. Shoferat e rinj I kemi shume problem. Na parakalojne dhe ndalojne para autobusit. Une kam 80-100 veta Brenda dhe me duhet te frenoj gozhde. Me te drejte qytetari na flet. Korsia e dedikuar na nidhmon jashte mase. Edhe oraret zbatohen edhe qytetari shkon ne pune shypejte,” tha shoferi i linjës kombinat-kinostudio Arben Driza.

“Ka autobuse por ne oraret e fluksit mbushen urbanet plote dhe ka vonesa. Ka edhe vjedhje dhe ketu ska cte beje edhe shoferi as faturino”, tha nje pasagjer.

“Trafik i papare. Bertasin njerezit per vonesat nderkohe qe une skam cte beje se punetore jam. Vonohen per ne pune dhe ankohen,” tha faturino, Leta Hoxhalli.

Florenci, pergjegjes i kesaj linje na tregon pikat me problematike te itinerarit.

“Pjesa qe ka me shume problem eshte pjesa e selvise ne drejtim te qendres.  Shpesh here behet pengese. Edhe pjesa e Misto Mames pork jo pak me pak. Zakonisht kjonngarkohet ne mengjes kur shkojne njerezit ne pune dhe ne shkolle. Mengjesi eshte orari me I ngarkuar, pastaj gjate dites nuk ka shume problem” tha ai.

Abc kreu nje matje te kohes qe i duhet nje autobusi per te shkuar nga nje skaj ne tjetrin ne nje nga oraret e pikut, ate te mengjesit.

Ora shenon 7 e 7 minuta. Me kameran e ABC News do te shohim se sa kohe merr pershkimi I te gjithe linjes nga fillimi deri ne stacionin e fundit dhe cfare i shqeteson me shume pasagjeret.

Nisemi drejt kombinatit. Teksa shkojme drejt stacionit te fundit, edhe udhetaret e ketij autobusi problemin me te madh kane luften me kohen dhe nxitimin e mengjesit.

“Vonesat dhe shume njerez, jane te gjitha bashke,” tha nje pasagjer.

“Une nuk jetoj ketu, jetoj ne Itali, por nga sa e kam pare keto dite me duket sherbim “abastanza normale”, tha nje tjetër.

“Koha, me shume prej trafikut, kemi problem kohen. Ju shkoni ne shkolle? Po, shkojme ne shkolle dhe zakonisht kur ka trafik na merr me shume kohe per te arritur”, shprehu shqetësimin pasagjeri i radhës.

Nderkohe mbeten te njejta veshtiresite e shofereve, te cilet mirepresin idene e nje rruge te dedikuar vetem per ta.

“Me shume na bezdisin parkimet dyshe. Ata jane shkaktaret kryesor te trafikut? Bllokhen stacionet nga makinat e parkuara. A respektohetn autobuset gjate dites ne ecje. Nuk I respektojne fare. Gjate dites mund te kem mbi 10 raste qe I shpetojme aksidentit se me presin rrugen. Kur me presin rrugen une nje frenim te bej ketu Brenda shkaktoj dema ne njerez. Sa do ta lehtesonte pune nje korsi e dedikuar vetem per autobusin? Eshte edhe per njerezit qe I con sa me shpejt ne pune dhe shkolle por edhe per shoferin nuk ka strews. Ne te shtune dhe te diele nuk e ndiejm punen. Kurse gjate javes ka shume stress. Ja ku ta ndaloj une autobusin tani?”, u shpreh shoferi Afred Dunga.

Mberrijme ne stacionin e fundit ne kombinat ku kuptojme edhe kohen qe shpenzuam qe prej nisjes.

Udhetimi qe ne pershkuam ishte llogaritur zhvillohej ne 34 minuta dhe ne duhet te mberrinin ne stacion ne 7 e 41. Aktualisht ora shenon 7 e 52 minuta. Pra koha e percaktuar per te zhvilluar kete udhetim nuk u respektua dot.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!