Reperi shqiptar ofron ndihmë financiare për familjen e të moshuarës që u dhunua në Pejë

schedule18:57 - 2 Nëntor, 2022

schedule 18:57 - 2 Nëntor, 2022

Dhunimi i të moshurës në Pejë, nëna e dëshmorit Taulant Nuka, ka shokuar mbarë opinionin publik. Të shumtë ishin personazhet publikë që reaguan pas videos që bëri bujë në media, ku shihej një punonjëse duke i gjuajtur me shpulla të moshuarës ndërsa disa të tjera qeshnin dhe filmonin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi i njohur Mozzik thotë se do të ofrojë mbështetje financiare për familjarët, duke ofruar ndihmën e avokimit për rastin në fjalë. “PSE E KQYRA KËTË VIDEO? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme!

E more Zot i madh kursena durimin e runa mendjen! PUBLIKISHT familjarëve të moshuarës le të më lajmërohen nëse kanë nevojë për pagesa për një avokat ! Nuk e di…thjeshtë po i kursej fjalët! (fytyrën e të moshuarës e mbulova)”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!