Në një kohë fare të shkurtër, S4MM arriti të depërtojë suksesshëm në tregun muzikor duke sjellë një sërë hitesh për publikun. Reperi merr gjithmonë një mbështetje të madhe nga fansat e tij, dhe për këtë arsye, ai ka vendosur t’i falenderojë në një mënyrë të veçantë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi nga Tetova shprehet adhuruesit e muzikës së tij nuk janë vetëm dëgjues por gjithashtu pjesë e familjes. “Shenjë falenderimi shkon kundrejt audiencës e cila m’ka motivu që t’sjell kualitet.
Që nga epoka e Medelinës un e kam borxh që tju Falenderoj 142,833,113 Milion her për çdo motivim që kam marë nga dashamirët e muzikës. Ju s’jeni thjeshtë dëgjues, ju jeni pjesë e familjes e cila m’ka dhënë shtytje që ta vazhdoj karrieren time. Ju jeni arsyeja e cila projektet e mia muzikore janë shëndruar në lëvizje.”, ka shkruar ai. /abcnews.al