Reperi shqiptar gjobitet me 2 mijë euro, kjo është arsyeja

schedule16:57 - 18 Nëntor, 2022

schedule 16:57 - 18 Nëntor, 2022

Reperi Xhonatan Isufi i njohur me emrin e artit, Don Xhoni është dënuar me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Aktgjykimi ndaj tij u shpall të premten, nga gjykatësi i rastit Kushtrim Shyti. Sipas mediave kosovare, reperi ka thënë:“Ndjehem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”.

Sipas aktakuzës, nga data e pacaktuar e deri më 27 qershor 2022, i pandehuri Isufi në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit pistoletën e tipit “Cervena zastava” me një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibirit 7,65 mm.

Vetë reperi reagoi pas vendimit duke postuar një foto nga gjykata. “E pranova fajësinë që e kam mbytur EP-në!!! Shihemi shpejt”, duke paralajmëruar minialbumin që do të sjellë së shpejti. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!