Reperi i ri shqiptar tregon nga Londra planet e së ardhmes: Dua një bashkëpunim me Kiddën

schedule14:26 - 16 Nëntor, 2020

schedule 14:26 - 16 Nëntor, 2020

Romeo është një nga reperët më të rinj shqiptarë, që ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e industrisë muzikore. Ai është me origjinë shqiptare, por që ka lindur në Londër dhe vazhdon të jetojë atje.

Në një lidhje direkte me Skype me ‘Friend Zone’, Romeo tregoi planet e së ardhmes, dëshirën për të jetuar në Shqipëri dhe këngëtarët shqiptarë që pëlqen më së shumti.

“Unë që i vogël kam dëgjuar këngë shqiptare, më pëlqen më shumë se anglisht. Këngë angleze janë gati të gjitha njësoj ndërsa shqiptare janë ndryshe. Tani momentalisht më pëlqen Azeti, Kidda.

Unë kam bërë  bashkëpunime me disa artiste nga Londra, me artistë që janë të njohur dhe nuk janë të njohur.

Unë kam ca këngë solo që kam shumë qejf ti nxjerr. Unë kam qejf kur njerëzit dëgjojnë këngët e mija dhe thonë: ‘ou ky paska bërë këngë të mirë’.

Unë kam pasur qejf që i vogël të jetoj në Shqipëri. Në shq jeta është shumë më ndryshe se në londër, qejfi bëhet aty.

Më ngacmojnë vajzat, po tani nuk kam kohë, e kam vetëm për muzikën”, tha Romeo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!