Reperi i njohur surprizon vajzat binjake, i blen 2 makina luksoze për ditëlindje

schedule07:52 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 07:52 - 21 Dhjetor, 2022

Sean ‘Diddy’ Combs ka surprizuar vajzat e tij binjake me dy makina Range Rovers në festën e tyre luksoze të ditëlindjes së 16-të. Dyshja u panë duke bërtitur nga gëzimi teksa merrnin dhuratat e ëndrrave para të gjithë njerëzve të tyre më të afërt.

Në shtator, manjati i muzikës i dhuroi të dashurës së tij, Yung Miami, një Mercedes-Maybach GLS 600 SUV krejt të re. Sakaq, dy vjet më parë, ai e befasoi mamanë e tij Janice me çekun prej 1 milion dollarësh dhe një dhuratë të re Bentley Mulsanne.

D’Lila Star dhe Jessie James Combs janë fëmijët e reperit 53-vjeçar nga lidhja e tij e kaluar me modelen dhe aktoren e ndjerë, Kim Porter, e cila u nda nga jeta në nëntor 2018.

Në pamjet e shpërndara nga vëllai i tyre i madh Quincy Taylor Brown, dyshja u panë duke bërtitur nga gëzimi teksa merrnin dhuratat ekstravagante të ëndrrave para njerëzve të tyre më të afërt në festën e tyre luksoze të ditëlindjes.

Disa muaj më parë në shtator, Diddy i dhuroi të dashurës së tij, Yung Miami, një SUV krejt të re Mercedes-Maybach GLS 600 pasi konfirmoi statusin e tyre të takimit gjatë paraqitjes së tij në shfaqjen e Majamit “Caresha Please”./abcnews.al