Reperi i njohur nuk heq dorë nga politika, do të kandidojë sërish për president

schedule11:32 - 21 Nëntor, 2022

schedule 11:32 - 21 Nëntor, 2022

Pavarësisht deklaratave të tij antisemitike që i kushtuan disa nga bashkëpunimet e tij më fitimprurëse me markat e njohura të veshjeve dhe duke kthyer mijëra njerëz kundër tij, Kanye ëest ka vendosur që të mos heq dorë nga politika. Reperi duket se është indiferent ndaj reagimeve të shumta nga fjalët e tij kundër hebrenjve dhe beson se edhe sot ka shumë mbështetës që do ta votojnë nëse kandidon për president.

Në fakt, ai nuk humbi kohë për të shpallur qëllimet e tij për publikun dhe sapo u riaktivizua llogaria e tij në Twitter, ai njoftoi se synon të kandidojë për president në vitin 2024. Në krah të tij është politikani i ekstremit të djathtë, Milo Yiannopoulos, i cili shpjegon paraqitjen e tyre të përbashkët së fundmi në Beverly Hills.

Në një video që ka postuar në llogarinë personale në Twitter, reperi 45-vjeçar ka thënë se Milo është ai që po përgatit fushatën e tij. “A është ky një njoftim? A po kandidoni vërtet për president?” , një përdorues i Twitter-it e pyeti nën video dhe Kanye West që e konfirmoi atë.

“Është e thjeshtë. Askush nuk do të jetë në gjendje të më thotë “duhet të thuash këtë ose duhet të thuash atë”. Ne po shkojmë drejt së ardhmes”, u përgjigj Kanye.

 

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!