Post Malone është zyrtarisht baba… dhe është fejuar! Reperi dha lajmin emocionues gjatë një interviste me Howard Stern më 13 qershor. Vetëm një muaj pasi njoftoi shtatzëninë e të dashurës së tij, Post konfirmoi se ajo kishte lindur. Ai tregoi se është bërë baba i një vajze.
“U zgjova në orën 2:30.”, tha ai. “Shkova dhe putha vajzën time dhe më pas...” Në atë moment, Howard e ndërpreu atë, duke i kërkuar që të sqaronte nëse “vajza e tij” ishte e dashura e tij apo një foshnjë. “Është vajza ime,” konfirmoi reperi.
Më pas, Post u pyet në lidhje me të dashurën dhe të sqaronte statusin e marrëdhënies së tyre. “Ajo është e fejuara ime,” pranoi Post, që ishte gjithashtu një informacion i ri. Ende nuk e ka zbuluar identitetin e gruas misterioze, por duket qartë se gjërat po shkojnë mirë. /abcnews.al