Këngëtari i famshëm sërish në telashe, akuzohet për përdhunim

schedule19:25 - 12 Janar, 2022

schedule 19:25 - 12 Janar, 2022

Trey Songz akuzohet për përdhunim nga ish basketbollistja, Dylan Gonzalez. Ajo pretendon se ngjarja ka ndodhur nëntë vite më parë në një hotel në Las Vegas. Gonzalez shkroi në fund të vitit të kaluar se “Trey Songz është një përdhunues”. Por tani ka detajuar pretendimin e saj duke ofruar mbështetje për gratë që kanë përjetuar sulme seksuale.

Me atë që duket si lajme të përsëritura pafundësisht për sulmet e supozuara seksuale të kryera nga Trey Songz, unë jam e detyruar të rijetoj vazhdimisht në mendjen time dhe të vuaj përsëri tmerrin e shtypur prej kohësh dhe PTSD të padurueshme të përdhunimit tim nga duart e tij në një hotel të njohur në Las Vegas”, shkroi mes të tjerash ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by George Vrabeck (@georgevrabeck)

37 vjeçari mohoi akuzat. Në nëntor, TMZ raportoi se Songz ishte nën hetim për një sulm të dyshuar seksual që ndodhi në Las Vegas. Gjithashtu në fillim të vitit të kaluar, artisti thuhet se pagoi një padi prej 10 milionë dollarësh me akuzën se kishte sulmuar seksualisht një grua në vitin 2018. /abcnews.al