Reperi amerikan shpallet fajtor për sulm me armë zjarri, dënohet me 22 vite burg

schedule18:37 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 18:37 - 24 Dhjetor, 2022

Tory Lanez është shpallur fajtor në gjyqin e tij për sulm me armë zjarri. Të premten, pas një gjyqi njëjavor, kanadezi u dënua për tre akuza në Qendrën e Drejtësisë Penale Clara Shortridge Foltz në Los Anxhelos, raportojnë disa media.

Lanez, i quajtur Daystar Peterson, ranë mbi të akuzat për sulm me një armë zjarri, pakujdesi ndaj mbajtjes së armes dhe mbajtja e një arme zjarri të paregjistruar. Së bashku me pretendimet se ai ka përdorur armë zjarri dhe ka shkaktuar lëndime të mëdha trupore. Ai përballet me më shumë se 22 vjet burg.

Në gusht 2020, Megan Thee Stallion akuzoi reperin 30-vjeçar se e qëlloi në këmbë pas një feste në pishinën në shtëpinë e Kylie Jenner në korrik të atij viti. Lanez u akuzua zyrtarisht në tetor 2020 dhe u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Që kur fituesja e GRAMMY doli me pretendimet e saj, çështja u shfaq në mediat sociale dhe madje edhe në muzikën e publikuar nga reperët që nuk ishin përfshirë në konflikt. Në albumin e tij, Daystar, i lançuar në vitin 2020, Lanez hodhi poshtë pretendimet e Megan në këngën e parë të albumit, “Money Over Fallouts”, duke pretenduar se Megan dhe ekipi i saj po përpiqen ta fajësojnë atë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!