Rënie gurësh e inertesh, reshjet e shiu sjellin probleme në këto akse

schedule10:15 - 29 Nëntor, 2021

schedule 10:15 - 29 Nëntor, 2021

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë.

Sipas ARRSH akset më problematike janë: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

ARRSH njofton se po punohet për pastrimin e akseve. Aktualisht të gjitha akset janë të kalueshme.

Apelohet që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!