Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka njoftuar se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është vendosur shtyrja e afatit të kësteve të tatim fitimit për eksportuesit. Ministrja tha pas mbledhjes se kjo masë vjen për shkak të ndikimit që ka pasur zhvlerësimi i euros në këto biznese.
Ibrahimaj theksoi deri në mars të vitit të ardhshëm, eksportuesit nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin ndërsa shtoi se do të bëjnë këtë pagesë vetëm në rast se janë me fitim pasi të bëjnë bilancin. Masat e tjera përfshijnë edhe rimbursimin e TVSH-së që do të jepet në një kohë më të shkurtër.
“Parashikon një ndryshim në ligjin mbi tatimin mbi të ardhurat që ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga zhvlerësimi i euros ndaj lekut dhe për disa kategori biznesesh që preken nga kjo. Kategoriua e ndikuar janë eksportuesit, të cilët punojnë me kontrata porositëse. Gjatë muajit të kaluar, ministrja në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë ka pasur disa takime me përfaqësues në disa sektorë, ku janë diskutuar ndërhyrjet potenciale që mund të krijohen për t’u ardhur në ndihmë këture kategorive të bizneseve.
Ata biznese që punojnë me kontrata porositëse dhe kanë çmime të fiksuara paraprakisht në euro, gjendjen në situatënb ku shpenzimet i kanë në lekë ndërkohë që të ardhurat i kanë në euro. Një nga masat që u vendos është shtyrja e afatit të kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën deri në mars të vitit të ardhshëm kur bizneset mbyllin bilancet e tyre dhe deklarojnë fitimin apo humbjen e vitit paraardhës. Subjektet që janë eksportues mbi 70 përqind të produkteve nuk do të parapaguajnë këstet e tatim fitimit por vetëm gjatë vitit të ardhshëm.
Një masë që vjen si mbështetje për efektet të mungesave në likuiditet që bizneset kanë shkaktuar nga forcimi i lekut në tregjet valutore. Janë edhe disa masa të tjera që nuk kanë nevojë për ndërhyrje ligjore, rimbursimi i TVSH që për eksportuesit do të jepet brenda një afati të shkurtër. Jemi në diskutim me bankat e nivelit të dytë që ofrojnë produkte ku bizneset të fiksojnë kursin e këmbimit për kontratat që i vendosin një vit në avancë.”, tha ministrja./abcnews.al