RENEA në Shkodër, sot policia do të dalë në konferencë

schedule09:13 - 6 Shtator, 2018

schedule 09:13 - 6 Shtator, 2018

Pas një operacioni dhe kontrolleve gjatë gjithë ditës së djeshme në Shkodër, policia pritet të dalë sot në konferencë shtypi për të njoftuar rezultatet e këtij aksioni të RENEA-s dhe Forcave Speciale. Por nga burimet mësohet se janë arrestuar katër persona. Megjithatë ende nuk dihet nëse kanë lidhje apo jo me vrasjet që kanë ndodhur në këtë qytet në 2 muajt e fundit.

Mësohet gjithashtu se gjatë operacionit të djeshëm në Shkodër janë bllokuar disa makina, katër prej tyre të blinduara, që u përkasin fiseve Bajri dhe Lici. I njëjti burim i tha ABC News se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe armë zjarri. Gjatë operacionit në Shkodër morën pjesë mbi 100 forca policie dhe më shumë se 10 mjete të blinduara të forcave speciale. Kontrolle u bënë jo vetëm në Dobraç e Kiras, por edhe në lagje të tjera të qytetit të Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!