RENEA dhe FNSH operacion të befasishëm në Elbasan, shoqërohen 23 persona

23:50 | 20/02/202023:500

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar nga ana e drejtorisë së policisë Elbasan në këto momente.

Rreth 100 punonjës policie të mbështetura nga disa grupe të FNSH, skuadrës Shqiponja dhe oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik janë angazhuar në këtë operacion të befasishëm.

Nga ky operacion policior njoftohet se janë shoqëruar 23 persona ndërkohë që operacioni ende vijon.

Siç raporton Aldo Kozarja për abcnews.al operacioni ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në qarkun e Elbasanit.

Operacioni ka një shtrirje të gjerë dhe priten të ketë disa të arrestuar.

Sipas burimeve për ABC News ndaj tyre është caktuar masa e arrestin në mungesë nga Gjykata e Elbasanit.

Gazetari Aldo Kozarja raportoi për ABC News se efektivët e rendit kanë zbarkuar në lokale të shumta, ku kanë kontrolluar imtësisht çdo skutë për të gjetur gjurmë apo sende që mund të çojnë në prangosjen e perosnave të dyshimtë.

Gjatë kontrollit mësohet se efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme, sidomos në ato që dyshohen se në mënyrë të fshehtë, organizojnë edhe lojëra të palejuara të fatit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono