RENEA aksion “Blic” në Nikël, 11 të ndaluar

schedule22:05 - 12 Shtator, 2018

schedule 22:05 - 12 Shtator, 2018

Policia e Shtetit dhe kreu i saj zbarkuan këtë mëngjes në Nikël të Krujës, në një operacion të befasishëm në fshatin e të ashuquajturit “grup i Niklës”.  Objektiv i operacionit ishte fisi Haka, dhe Bami të akuzuar në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve.

Kruja dhe e gjithë zona e Niklës ishin në shtetrrethim të plotë policor si nga toka ashtu edhe nga ajri. Efektivët e policisë ekzekutuan vendimet për kontrollin e banesave të nëntë personave, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.  Në përfundim të kontrolleve u arrestuan në flagrancë Lutfi Haka, Marklen Haka, Ylli Çangu, Skënder Leza dhe Valter Bami, tre prej të cilëve të dënuar më parë. Numri i të shoqëruarve ishte më i madh. Ky është momenti shoqërimit të Durim Bamit, së bashku me vëllain e tij.

Lutfi Haka e nipi i tij Flamur Haka, i njohur ndyrshe me nofkën “Tuku” përfunduan në ambientet e policisë së Durrësit. Flamur Haka ka qenë i dënuar me 16 vite burg, për disa vepra të rënda kriminale si “vrasje” “rrëmbim personi me qëllim përfitimin” dhe  “vjedhjen me dhunë”. Siç duket edhe nga pamjet e ky operacion, u drejtuar nga kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu. Më shumë se 100 efektiv u angazhuan, me armatime të rënda dhe automjete të blinduara, teksa më hërë u ndërpre edhe energjia elektrike.

Burime të “ABC News” konfirmuan se nga kontrollet në banesat e të arrestuarve u gjetën një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri revolver, 28 fishekë luftarakë kalibër 9 mm, tre armë gjahu dhe një pushkë sportive pneumatike. Kjo goditje e operacioni “Forca e ligjit”, vjen pasi atij të zhvilluar më herët në Shkodër dhe Elbasan,  ku shumë ngjarje të rënda kriminale kanë mbetur pa autor, duke rritur pasigurinë te qytetarët tek qendrat e mëdha urbane të vendit.

Armë të sekuestruara:

1       armë zjarri pistolete e markes “Bareta”

1       armë zjarri revolver “Trident”

28     cope Ffshekë luftarakë kalibër 9mm

3       arme gjahu

1       pushkë sportive pneumatike.

Të arrestuar:

Lutfi Haka, 67 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë

Marklen Haka, 27 vjeç, lindur dhe banues në Zezë, Krujë, i dënuar më parë

Ylli Çangu, 42 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Nikël, Krujë

Skënder Leza, 34 vjeç, lindur dhe banues në Larushk, Krujë, i dënuar më parë

Valter Bami, 32 vjeç, lindur dhe banues në Larushk, Krujë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!