Nga Ajgena Korbi
Rëndohet situata në spitalet Covid në Shqipëri. Në shërbimin e Infektiv një numër i lartë i pacientëve i përkasin moshës aktive. Mjekja Entela Ramosaço tregon se koronavirusi po shfaq komplikacionet dhe tek më të rinjtë.
“Kemi një numër të lartë të pacientëve që janë në grupmoshën 40-50, por edhe 60-70. Bën sens të themi që jemi në një situatë ku po shohim agravim të kësaj sëmundje edhe në moshat e reja, me simptoma të rënda që kërkojnë jo vetëm terapi intensive, por kemi pasur edhe raste intubimi mes tyre”, shprehet ajo.
Rëndimi i gjendjes shëndetësore tregon mjekja infeksioniste vjen pasi një pjesë e të sëmurëve parqiten vonë në spital. Infeksionistët i kërkojnë mjekëve të familjes të verifikojnë me kujdes çdo problem shëndetësore të pacientëve të tyre.
“Për mua janë subjekte që duhen selektuar, duhen zgjedhur në momentin qe mjeku i familjes i sheh. Janë ata pacientë që kanë sëmundje bashkëshoëruese, dhe nëse ka disa ekzaminime, siç janë ato që ne shohim hieprkoagulimin e gjakut më shumë seç duhet. Mjeku i familjes duhet të vihet në alarm”, thotë mjekja.
Pesë pacientë të cilët janë në fillim të sëmundjes, në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen më plazmë konvaleshentë, produktin që merret nga gjaku i të shëruarve nga koronaviursi e që kanë krijuar antitrupa të tij. Mjekja Ramosaço tregon se ndonëse në fillimet e saj terapia ka dhënë rezultat. /abcnews.al