Rëndohet situata në Novoselë

schedule20:00 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 20:00 - 1 Dhjetor, 2017

Fryrja e lumit Vjosë e ka rënduar situatën në Vlorë duke shkaktuar probleme në disa zona të saj. 25 familje nga fshati Fermë i Novoselës janë evakuuar për shkak se rrezikoheshin nga përmbytjet. Ata janë akomoduar në Shkollën Industriale, në Pallatin e Sportit dhe në ish-godinën e Komunës Novoselë. Ndërsa rreth 7 mijë krerë bagëti janë larguar nga Novosela dhe u dërguan në zona të sigurta. Për shkak të motit të keq, në të gjitha fshatrat e kësaj njësie administrative mungon energjia elektrike. Kritike situata është edhe në bashkinë e Selenicës. Krahas prurjeve të mëdha të Vjosës, kanë vërshuar edhe përrenjtë. Disa segmente rrugore ndërmjet fshatrave janë aktualisht të pakalueshme. Ndërsa në Delvinë mësohet se është rrëzuar ura që shërbente për tu lidhur me fshatin Vanë. 350 familje mbeten tashmë të bllokuara dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me rrugën nacionale./abcnews.al/abcnews.al

https://youtu.be/L25p0JAaK8Y