Komiteti Teknik për përballimin e pandemisë ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me situatën me koronavirusin në vend duke vendosur njëkohësisht edhe vijimin e mësimit online në universitete.
Kështu, mësimi online do të vijojë deri në një urdhër të dytë në varësi të situatës me koronavirusin.
“Siç e kemi thënë që po të kishim një vlerësim të masave me intensitet të mesëm mendojmë se mësimi në universitete, për shkak të situarës do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të dinamikës.
Masat e tjera, do të shikojmë nëse do të ndryshijnë numrat. Ajo që ne vazhdojmë të themi është se beteja me Covid nuk është thjesht spitalore. Është betejë e të gjithëve. Të nderuar qytetarë vetëm ëse do të zbatoni të gjitha masat që i kemi thënë vazhdimisht, vetëm ë këtë mënyrë do të ndalojmë epideminë.
Jemi akoma ë kushte të llogaritura mirw që që mund ta ndalojmë“, u shpreh Mira Rakacolli.
Ndërkohë, Albana Fico shprehet se situata është me risk dhe se kërkohet një bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucioneve në lidhje me mbajtjen e maskave, mbajtja e distancës dhe marrja e informaiconeve nga institucionet zyrtare.
“Kemi vlerësuar dhe po monitorojmë me vëmendje ecuirinë e pandemisë në vend. Siç kemi bërë me dije çdo ditë, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar për shkak të rriteujs së rasteve ditore.
Incidenca 301 persona për 100 000 banorë, mesatararja ditore e rasteve pozitive është 704. 2.1 për qind raporti i vdekjeve“, shprehet Fico.
Kjo e fundit theksoi se deri më tani rezulton se 52% e të prekurve janë femra dhe 48%. Ndërkohë, mësohet se moshat më të prekura janë ato nga 65 deri në 74 vjeç, ndërsa grupmosha tjetër më e prekur është ajo mes 55 deri në 64 vjeç.
Rakacolli u pyet nga gazetarët nëse do të ketë mbyllje të shkollave, ndërkohë që për universitetet u mor vendimi që mësimi të vijojë online.
Zv.ministrja deklaroi se me shifrat aktuale nuk parashikohet të ketë një mbyllje të shkollave. Sipas saj kjo do të ndodhë vetëm nëse rriten shifrat.
“Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm që hapja e shkollave të ketë pasur rëndim të shifrave. Ajo që komiteti vlerëson është mirëqënia në përgjithësi e fëmijëve dhe është edhe orientimi që jepet nga OBSH. Në shifrat që jemi tani që vazhdojnë të mbeten në nivel të qëndrueshëm, nuk e diskutojmë për momentin sot. Siç kemi parë shifrat edhe ndryshojnë.
Nëse do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë. Por shifrat të jenë të qëndrueshme dhe e kemi parasysh mirëqenien e fëmijëve”, deklaroi Rakacolli. /abcnews.al