Është rritur numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 6 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 70.
Pesë rastet e reja janë në Tiranë dhe një në Fier, gruaja 85 vjeçare që raportoi më parë abcnews.al.
Deri më tani, në Shqipëri kanë ndërruar jetë 2 persona nga koronavirusi, ndërsa rrethet më të prekura janë Tirana, Fieri dhe Durrësi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 35 persona si të dyshuar apo bartës të koronavirusit.
Lexo më tepër: Konfirmohet një rast i ri me koronavirus në Shqipëri
Shifrat e rifreskuara
– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.
Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
• Tiranë 50 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 7 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar
Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Pjesë nga fjala e Rakacollit:
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!
Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.