Rëndohet gjendja e Presidentit çek, përfundoi në spital pas negociatave për qeverinë e re

schedule21:15 - 10 Tetor, 2021

schedule 21:15 - 10 Tetor, 2021

Rëndohet gjendja e Presidentit çek Miloš Zeman. Ditën e sotme ai u dërgua në kujdes intensiv në spital, një ditë pasi vendi mbajti zgjedhjet parlamentare në të cilat partia e kryeministrit populist Andrej Babis doli e dyta. Më herët, Zeman u takua me Babis, aleatin e tij të ngushtë, por kryeministri nuk bëri asnjë koment pas takimit. Zeman ka një rol kyç në krijimin e një qeverie të re.

Roli i Presidentit është kryesisht ceremonial, por ai ka të drejtë të zgjedhë se cili udhëheqës politik duhet të nisë përpjekjet për formimin e qeverisë së ardhshme. Por tashmë e gjithë vëmendja është në spital me sy dhe veshë nga gjendja shëndetësore e Presidentit. “Arsyeja e shtrimit në spital [të Zemanit] janë komplikimet nga sëmundjet për të cilat ai ka marrë trajtime” tha mjeku Miroslav Zavoral në një deklaratë të shkurtër për shtypin të dielën, duke shtuar se ai ende nuk mund të flasë për prognozën.

 

Shtrimi i Zemanit në spital vjen në një moment vendimtar në vendosjen e udhëheqjes së re të Republikës Çeke. Zeman nuk ka thënë kur ose kujt do t’i kërkohet të formojë qeverinë e ardhshme. Por ai ka treguar më parë se do të pyeste udhëheqësin e partisë më të madhe, jo koalicionin. Duke i komplikuar më tej çështjet, partia në pushtet e Babiš fitoi shumicën e vendeve në mesin e partive individuale, por nuk ka rrugë të qartë drejt formimit të koalicionit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!