Në orët e para të mëngjesit të sotëm Klement Çupi ka dhënë shenja jete, po nuk mundi të mbijetojë, duke çuar në 28 numrin e viktimave.
Është shumë i vështirë vendi ku po bëhet e mundur nxjerrja e trupit të 34-vjeçarit. Ndërkohë që edhe i ati, Hajredin Çupi 67 vjeç nuk ka mundur të shpëtojë. Cupi ishte kthyer nga Anglia tre ditë më parë. Gazetari, Andi Qosja për abcnews.al shpjegon se në rrënojat e pallatit në Thumanë, vijojnë kërkimet për trupa të tjerë.
Një vajzë 13-vjeçare e ndodhur nën rrënoja ka dhënë shenja jetë. Ndërkohë forcat e kërkim shpëtimit janë pozicionuar pranë pallatit ku janë gjetur dy viktimat e familjes Çupi.
Operacionet e kërkim shpëtimit gjithashtu janë fokusuar te shpëtimi i vajzës 13-vjeçare që ndodhet nën gërmadhat e pallatit në Thumanë. Aktualisht nuk ka një numër bilanci të personave që rezultojnë të humbur.
/abcnews.al