Rëndohet bilanci, shkon në 7 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

schedule20:10 - 24 Shkurt, 2020

schedule20:10 - 24 Shkurt, 2020

Italia shënon viktimën e shtatë nga koronavirusi në Itali. Viktima eshtë një burrë 62 vjeç, trajtohej me dializë në spitalin e Comos dhe vuante nga disa sëmundje kronike. Italia është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve, ku deri më tani  ka shkuar në 229 të prekur.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë edhe një lajm të mirë, pasi është shëruar një nga të infektuarit.

Lombardia është zona me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se për shkak të frikës nga koronavirusi Milani duket se është zbrazur: shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët.

Ndërkohë në Itali janë gjithsej 5 zona të infektuara, të cilat po përballen me izolimin dhe me panikun ndaj virusit vdekjeprurës./abcnews.al