Si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë tre persona në 24 orët e fundit. Kështu, numri i viktimave në vend rritet në 54.
Nga ana tjetër, nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit, 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Kumanovë (9), Shkup, Tetovë dhe Shtip nga dy raste ndërsa Veles dhe Gostivar nga një rast. Rasti i parë është evidentuar edhe në Pehçevë.
Deri më tani, vendi ka kryer 12,133 teste. /abcnews.al/

